Mario Mitaj është një nga lojtarët shqiptarë që aktivizohet në Rusi. Për mbrojtësin që luan te Lokomotiva e Moskës ka folur babai i Mitaj, Lin Mitaj, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Lokomotiva e trajton shumë mirë Marion, por ndihet pak i vetmuar, nuk ka me kë të shoqërohet apo të kalojë kohën. Ne si prindër nuk e kemi vizituar ende në Rusi për shkak të situatës aktuale politike. Mario do të donte të kalonte në një ekip tjetër, ku ka më shumë besim, ka interes nga Italia dhe në disa vende të tjera, por pyetja është se çfarë do të kërkojë ekipi për transferimin e tij”, tha Lin Mitaj.
(J.S/)