Portugalia arriti kualifikimin në çerekfinale ndaj Sllovenisë, vetëm pas goditjes së penalltive. Specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në News 24 dha mendimin e tij për luzitanët.
“Portugalia krijoi volum loje, por shpeshherë ishin të nxituar dhe të nervozuar.
Ronaldo dhe gabimi nga pika e bardhë e penallti në kohën e shtesës- Ronaldo i ka arritur të gjitha, tani po i kthehen në bumerang. Krijoi irritim me arbitrin, ky i fundit e njeh mirë pasi e ka patur në Itali te Juventusi. Ai është njeri, nuk është jashtëtokësor. Mënyrën sesi po insistonte, po dilte jashtë natyrës së tij” – tha ai.
(J.S/)