Një 42-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet.
Sipas edhe komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 42-vjeçari dyshohet se ka plagosur një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti i cili mësohet se ka qenë për motive të dobëta.
Nga hetimet rezultoi se 42-vjeçari si pasojë e konfliktit ka plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.