VIDEO/ Me pranga në duar, ja momenti kur ish-ministri Beqaj shkon në Drejtorinë e Policisë

Ky është momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj shkon në Drejtorinë e Policisë.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, shihet ish-ministri me pranga në duar teksa shoqërohet nga efektivët dhe hyn në godinën e Drejtorisë së Policisë ku do të japë edhe sqarimet e tjera.

Beqaj u vu sot në pranga me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila konfirmoi për , e para ekskluzivisht lajmin për arrestimin e ish-ministrit, bën me dije se SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’.

Po ashtu është urdhëruar nga ana e SPAK dhe kontrolle në dy banesa.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ Me pranga në duar, ja momenti kur ish-ministri Beqaj shkon në Drejtorinë e Policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook