Teksa policia e shtetit përmes një deklarate ka njoftuar sot se është arrestuar në Itali Juri Ymeraj me qëllim ekstradimin në Shqipëri, babai i 35-vjeçarit ka reaguar për Balkan web se kjo është e pavërtetë sipas tij.
Petrit Ymeraj, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësi për akuzat që SPAK ka ngritur dhe se është thirrur nga policia italiane vetëm për verifikim 24 orë.
Kujtojmë që SPAK e akuzon Ymerajn për disa vepra penale, mes tyre edhe për pastrim parash.