“Holanda? Besoj se do të kalojmë në gjysmëfinale”, talenti turk: Jam shumë i lumtur për kontributin tim

Arda Guler, sulmuesi i Turqisë së Vincenzo Montellas, mbetet një nga pikat më të forta të formacionit turk, pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, Ai ka folur në lidhje me kualifikimin përballë Austrisë. Por edhe për sfidën e radhës me Holandën në çerekfinalet e Euro 2024. “Demiral shënoi dy gola shumë të bukur. I dyti erdhi falë një shkëputjeje të mirë me kokë. Të gjuash goditjet e këndit duke marrë shënjestër kokën e tij është diçka e lehtë“.

Kundër Austrisë, 19-vjeçari shfaqi personalitet dhe doza lideri në mungesë të kapitenit Calhanoglu, teksa u bë protagonist edhe me një asistim. “Jam shumë i lumtur që dhashë asistin tim të parë, pasi kisha shënuar edhe golin e parë në këtë turne. Por gjëja më e rëndësishme është fitorja e skuadrës. Jam shumë i lumtur për kontributin tim. Çerekfinalet? Holanda është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të kalojmë në gjysmëfinale“.

Arena e Lajmit

“Holanda? Besoj se do të kalojmë në gjysmëfinale”, talenti turk: Jam shumë i lumtur për kontributin tim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook