U përplasën nga “G Class-i” teksa kalonin vijat e bardha, dalin nga spitali Arjan dhe Vilma Konomi. Ja gjendja e tyre (VIDEO)

Aksidenti Cifti Rruga E Kavahes Femije Karroc G Klas 433x300

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” kanë lënë spitalin, fiks një muaj nga ngjarja.

Burime nga Spitali i “Traumës” bënë me dije për gazetarin e News24 Marjus Merhori se gjendja e tyre është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se autor i aksidentit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani. Ai u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private.

Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogel, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti. Gjithashtu, në momentin që ndodhi përplasja bashkë me çiftin ishte dhe vajza e tyre 3-muajshe. Për fat të mirë vogëlushja shpëtoi mrekullisht pa lendime.

U përplasën nga “G Class-i” teksa kalonin vijat e bardha, dalin nga spitali Arjan dhe Vilma Konomi. Ja gjendja e tyre (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook