Zjarri masiv në Dhërmi, mobilizohet helikopteri Cougar për shuarjen e flakëve

Helikopteri Cougar i Forcave Ajrore shqiptare u ka shkuar në ndihmë forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamjet e mjetit ajror, i cili ka ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë në zonën e prekur.

Situata me flakët sipas ministrit ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë zjarrin.

“Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.
U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre”, shkroi ai në Facebook.

Arena e Lajmit

Zjarri masiv në Dhërmi, mobilizohet helikopteri Cougar për shuarjen e flakëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook