Zjarri i cili përfshiu një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre në Dhërmi raportohet se është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë.
Mësohet se shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.