Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën ku gjendet vatra e zjarrit e cila u aktivizua ditën e djeshme në Qafën e Llogarasë.
Në një postin më rrjetet sociale, Peleshi shkruan se vatra është shuar plotësisht.
Ai është treguar i rreptë edhe me autorët e ngjarjes.
“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, shkruan Peleshi.
Postimi i plotë:
Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mbi 40 efektivë të tjerë nga #FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.
Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!