Lëvizte me armë e municion në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë me vete.

Blutë njoftojnë se i riu lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armën dhe municionin, në çantë.

Policia sekuestroi një 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

Njoftimi: 

Policia e Elbasanit finalizoi brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i operacionit të koduar “Second”, u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armën dhe municionin, në çantë.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv garantimin e sundimit të ligjit në territor, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i armatosur, në fshatin Gjinar, Komisariati i Policisë Elbasan organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Second”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan. Nga kontrolli në çantën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Lëvizte me armë e municion në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook