Synojnë Kupën, sulmuesi i Çelsit zbulon vështirësitë e sanksioneve: Po kursejmë edhe naftën e autobusit

Timo Verner ka zbuluar disa nga sakrificat që Çelsi është duke bërë pas vendosjes së sanksioneve financiare të qeverisë britanike ndaj pronarit Roman Abramoviç.

VERNER 1

Oligarkut rus iu vendosën sanksione asfiksuese nga qeveria britanike me akuzën e lidhjeve me Kremlinin pas nisjes së konfliktit me Ukrainën, sanksione të cilat e detyruan atë ta nxjerrë klubin në shitje. Blutë e Londrës ishin mësuar me komoditetin e hoteleve me 5 yje në transferta, përfshirë dy autobusë luksozë.

Por sulmuesi gjerman tregon për “Mirror” se tani skuadra përdor vetëm një autobus për të udhëtuar nga hoteli në stadium, ndërsa daljen nga hoteli ndonjëherë e bëjnë edhe 10 orë përpara ndeshjes për të kursyer:

“Çantat tona duhet të ishin jashtë dhomës përpara orës 11:00 kur kemi luajtur në Champions. Janë gjëra të vogla jo ndonjë gjë e madhe për t’u shqetësuar. Plus nuk mund të shkonim në stadium sërish me dy autobusë, por duhet të qëndronim më ngjeshur se më parë. Sigurisht që kemi dëgjuar shumë gjëra në shtyp dhe media.

Çfarë po ndodh, kush do të jetë pronari i ri, çfarë do të ndodhë nëse nuk gjejmë një pronar të ri? Mendoj se klubi ka bërë një punë shumë të mirë për ta mbajtur gjithçka sa më larg nesh që ka qenë e mundur”.

Ai vlerëson Klopin përpara finales së sotme të Kupës FA, por thotë se nuk është penduar që zgjodhi blutë përpara Liverpulit.

“E kam njohur shumë vite më parë, sepse kur unë isha te Shtutgarti ai më donte te Dortmundi, por nuk luajta shumë mirë dhe u mbyll.

Te Lajpcigu Liverpuli më kërkoi, por në fund vendosa për Çelsin dhe fitova Championsin vitin e shkuar. Nuk më shkoi shumë keq. Klop është një prej trajnerëve më të mirë dhe karizmatikë.

Ne duam të fitojmë Kupën FA. Është një prej Kupave më të rëndësishme në Europë, kompeticioni më i vjetër në Angli dhe jemi të gjithë të lumtur që kemi përballë një rivale të fortë, e cila e bën shumë më argëtuese finalen”, përfundoi 26-vjeçari.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Loading…

Synojnë Kupën, sulmuesi i Çelsit zbulon vështirësitë e sanksioneve: Po kursejmë edhe naftën e autobusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook