Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku 39-vjeçari Xhuljano Miaj ka vrarë me thikë Xhimi Bakajn, 22 vjeç.
Shkak për vrasjen e të riut, sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes, me të cilën ka dy fëmijë.
Gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.
Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.
(Arena e Lajmit)