Iu bë atentat dje në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e anëtarit të bandës së Niklës: Pashë një makinë pas meje, por nuk e mendova se… (VIDEO)

Marklen Haka

Iu bë atentat dje në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e Marklen Hakës para grupit hetimor. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e anëtarit të bandës së Niklës. Ai tha se ishte në makinën e tij kur u qellua me arme dhe u plagos.

“Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël. Mjetin pas meje e pashë disa herë kur po udhëtoja, por nuk e mendova se do më qëllonin”, mësohet të jetë shprehur Haka.

Çelmeta raporton për BW se Haka ndodhej brenda një makine tip “Golf 6” jo i blinduar, dhe po kthehej nga Tapiza në drejtim të fshatit të tij në Nikël.

Mësohet se Haka është qëlluar me armë, tip automatik MP5 9 milimetërsh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejt të riut është qëlluar 17 herë, pasi janë sekuestruar në vendngjarje 17 gëzhoja. Pavarësisht breshërisë së armës, fatmirësisht Haka mori vetëm një plagë në pjesën e nofullës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Iu bë atentat dje në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e anëtarit të bandës së Niklës: Pashë një makinë pas meje, por nuk e mendova se… (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook