Përfundon pjesa e pare 0-1 në Olympiastadion të Berlinit, në sfidën mes Holandës dhe Turqisë, e vlefshme për raundin e çerekfinaleve të Euro 2024. Deri tani vendos goli me kokë i Akaydin, në minutën e 35-të, me të besuarit e Vincenzo Montellës që vijojnë të dhurojnë surpriza në këtë evropian. Në Olympistadion të Berlinit po luhet edhe sfida e fundit e çerekfinaleve të Euro 2024, ajo mes Holandës dhe Turqisë. Të dyja këto skuadra janë në kërkim të biletës së fundit për në gjysmëfinale.
Pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkuan të “ngacmonin”, megjithatë u desh të vinte minuta e 35-të, që pas asistit perfekt të Arda Guler, Akaydin me kokë të shtynte topin drejt rrjetës, për golin e avantazhit për të besuarit e Vincenzo Montelës.