“Më shumë se 90 persona kërkuan ndihmë mjekësore”, prefekti i qarkut Dibër për situatën në Bulqizë: Presim analizën e thelluar të ujit! Këshilla për qytetarët

Për të parë nga afër situatën me rastet e shtuara në spitalin e Bulqizës, ishte Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu.

Ai tha se ka një fluks të shtuar të qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se institucionet po kryejnë veprimet e nevojshme për të gjetur shkakun e paraqitjes së një numri kaq të lartë qytetarësh në urgjencën e spitalit ditët e fundit.

Ai ka këshilluar qytetarët të përdorin ujë të blerë ose të ziejnë ujin, deri në daljen e një analize të thelluar që po i bëhet ujit të pijshëm, analizë e cila pëson analizën e pare e cila ka dalë në rregull.

“Nga e shtuna ka fluks të shtuar e njerëzve të cilët paraqiten me simptoma diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta sipas mjekëve, bëjnë një serum dhe më pas largohen.
Por fluksi është i shtuar.

Këto ditë ka mbi 30 raste paraqitjeje. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmën mjekësore ka shkuar mbi 90 persona. Analizat të cilat iu bënë ujit kanë dalë mirë. Megjithatë ka gjeografi përtej Bulqizës. Është në hetim e ende po pësim përgjigjen e një analize të thelluar.

Gjej rast ti bëj thirrje popullatës të bëjnë kujdes, ta ziejnë ujin apo të përdorin ujë të blerë deri në daljen e përgjigjes së analizës. Del mbrëmjen e sotme”, u shpreh ai.

()

Arena e Lajmit

“Më shumë se 90 persona kërkuan ndihmë mjekësore”, prefekti i qarkut Dibër për situatën në Bulqizë: Presim analizën e thelluar të ujit! Këshilla për qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook