Anglia nuk gjen paqe, ekipi i Southgate “sulmohet” nga mediat, por Bellingham sheh larg: Dua Spanjën në finale

Anglia siguroi një biletë për në fazën gjysmëfinale të “Euro2024”, por në ishull të paktë janë ata që duken të lumtur, tifozë, ish lojtarë, por dhe mediat, vijojnë të ankohen, të sulmojnë ekipin e Southgate. Kjo situatë nuk është pritur mirë as nga trajneri i “tre luanëve”, i cili pas ndeshjes kundër Zvicrës befasoi duke theksuar se ajo ishte ndeshja më e mirë që kishin zhvilluar këtë turne.

Në qendër të kritikave ka përfunduar edhe Harry Kane, ku mediat e vlerësuan me notën 4 duke shtuar se: “Dukej i lodhur”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Akoma më i ashpër ishte Jime Carragher, ish lojtari i Liverpool dhe përfaqësueses angleze, i cili theksoi se: “Anglia po thyen çdo logjikë të futbollit, nuk është normale të luash kaq keq dhe të fitosh gjithnjë”. Pavarësisht kritikave të panumërta, Bellingham sheh larg, shpreson që të ketë Spanjën në finale:

“Shpresoj. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javë, pra gjithçka është e mundur. Gjithsesi, e gjithë vëmendja ime është tek Anglia, te shokët e mi”, u shpreh ndër të tjera Jude Bellingham.

()

Arena e Lajmit

Anglia nuk gjen paqe, ekipi i Southgate “sulmohet” nga mediat, por Bellingham sheh larg: Dua Spanjën në finale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook