Fotot nga paparazzi/ Rama me vajzën e Manastirliut në festën e PS-së

Festa e 31-të e Partisë Socialiste është organizuar javën e shkuar në oborrin e selisë. Një festë private që bëri edhe njëherë bashkë të gjithë emrat e njohur e të panjohur të forcës së majtë. Kryetari iu bashkua festës disa momente pasi kishte nisur, duke u shfaqur krejt i vetëm në aktivitetin e partisë së tij.

Sapo ka zbritur nga makina ai është takuar me kryebashkiakun Veliaj, deputeten Blerina Gjylameti dhe Etjen Xhafajn. Por teksa të gjithë prisnin që të kalonin disa momente me kryetarin, ai pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka zgjedhur një shoqëruese krejt ndryshe për të kaluar festën. Ka qenë pikërisht vajza e ministres Ogerta Manastirliut që ka qëndruar pranë Ramës në disa momente.

Herë pas herë, Rama shkëmbente disa biseda me vajzën adoleshente të ministres së Shëndetësisë. Pasi takonte të pranishmit apo trokiste gotat me të ftuarit e tij, Rama dukej përsëri komod në shoqërinë e vajzës, e cila duhet thënë ka qenë një shoqëruese perfekte për shefin e selisë rozë.

Fotot nga paparazzi/ Rama me vajzën e Manastirliut në festën e PS-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook