Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është nën hetim për fshehje pasurie.
Sipas informacioneve hetimi ndaj Dogjanit po kryhet nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërsa mësohet se SPAK ka kërkuar informacione në disa institucione.
Kujtojmë që pak ditë më parë Dogjani u paraqit edhe në SPAK dhe është marrë në pyetje.