Kroos: Gjermania? Jo më ajo e 10 viteve më parë

Pas humbjes në çerekfinale ndaj Spanjës, 34-vjeçari Toni Kroos ka varur “këpucët në gozhdë”.

Para Kampionatit Evropian, ai njoftoi se do të largohej nga fushat e futbollit pas turneut.

Por, Kroos, i cili jeton në Spanjë, nuk dëshiron të kthehet në Gjermani. Ai foli rrëfeu zgjedhjen e tij në podcastin e Markus Lanz dhe Richard David Precht.

“Unë ende mendoj se Gjermania është një vend vërtet i mrekullueshëm. Ne me të vërtetë na pëlqen të jemi atje, por të paktën nuk është më ajo Gjermania që ishte – siç ishte ndoshta dhjetë vjet më parë”, shprehet Kroos.

“Është padyshim një ndjenjë që ka ndryshuar”, duke shtuar “nëse dikush do të më pyeste, a do ta linit vajzën tuaj të dilte në Spanjë ose në një qytet të madh gjerman, më mirë do të thoja që 10 vjet më parë nuk do ta kisha pasur kaq shumë shqetësim”, shprehet kampioni i botës në futboll.

Në vijim ai shprehet se situata e sigurisë nuk është e vetmja arsye pse ai dëshiron të qëndrojë në Madrid. Moti gjithashtu luan një rol.

“Nuk është vera gjermane”, thotë Kroos. “Verat e fundit ishin shumë të bukura. Ne thjesht ndihemi plotësisht si në shtëpi në Madrid, fëmijët po rriten duke folur tre gjuhë dhe “asgjë nuk më largon nga atje”.

Arena e Lajmit

Kroos: Gjermania? Jo më ajo e 10 viteve më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook