Samiti për 75-vjetorin e NATO-s, Lindita Nikolla në Uashington

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në Samitin Parlamentar të NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Në datat 8-9 korrik, po zhvillohet në Washington DC Samiti Parlamentar i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Në Samit merr pjesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Delegacionit Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, znj. Mimi Kodheli.

Në prag të Samitit, Kryetarja Nikolla dhe znj. Kodheli morrën pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, z.Mike Johnson, për kryetarët e parlamenteve dhe delegacionet parlamentare të vendeve anëtare të Aleancës, në Capitol Hill.

Parlamentet e vendeve anëtare janë garanci dhe mbështetje e fuqishme që NATO të përmbush misionin për mbrojtjen e paqes.

Arena e Lajmit

Samiti për 75-vjetorin e NATO-s, Lindita Nikolla në Uashington

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook