Tensione në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS/ Salianji-Gogut: Po kërceni përpjetë nga mali i paligjshmërisë. Anëtarët e PS kërkojnë 5 minuta pushim…

Mes tensioneve dhe debateve ka vijuar Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS. Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”.

Pas kësaj, anëtarët e PS kanë kërkuar 5 minuta pushim. Salianji tha se kërkesa miratohet, duke shtuar se “anëtarët e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS nga PS mos të qëndrojnë në tualete”.

Ervin Salianji: Mbledhja vazhdon, kush nuk do të kërcejë përpjetë.

Lefter Gështenja: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një shuplakë për ju, edhe pse ne kemi reaguar ndaj ligjit…Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen, është tjetër gjë. Të thirren dëshmitarët kryesorë, që janë përfshirë në skandal.

Toni Gogu cohet nga vendi

Ervin Salianji: Ikni nga karriget, siç do iu heqë dhe populli. Jeni të shqetësuar. Të fala të keni. Jeni të shqetësuar për malin e paligjshmërisë.

Toni Gogu: Duam 5 minuta pushim.

Ervin Salianji: 5 minuta pushim dhe rinisim mbledhjen. Shpresojmë mos të rrini nëpër tualete.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Tensione në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS/ Salianji-Gogut: Po kërceni përpjetë nga mali i paligjshmërisë. Anëtarët e PS kërkojnë 5 minuta pushim…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook