Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Prokuroria të tregojë ku janë përgjegjësitë e ministrit! Aktet…

Është shtyrë seanca në gjyqin kundër Fatmir Mediut për dosjen e “Gërdeci”-t.

Sot ishin parashikuar që të merreshin në pyetje pesë ekspertë.

Ndërkohë në një dalje për mediat, ish-ministri Mediu u shpreh se prokuroria duhet të bëjë të qarta aktet ku bazon supozimin për përgjegjësinë e ministrit.

“Prokuroria ka ndërtuar akuzën dhe duhet të thotë aktet që janë bërë në 2008-2009 me një grup të akuzuarish 24 prej të cilëve janë të dënuar, duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Prokurori siç e tha në fund këto janë 3elementë që duhen shqyrtuar, të thotë edhe aktet me të cilat ka vepruar ministri që kanë ardhur këto dëme sipas supozimit të prokurorisë. Kjo është barazia e palëve në proces”, tha Mediu.

Arena e Lajmit

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Prokuroria të tregojë ku janë përgjegjësitë e ministrit! Aktet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook