VIDEO/ Protesta e opozitës, Policia e Shtetit në gatishmëri të plotë

Ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, forcat e policisë janë bërë gati për tubimin.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik.

Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Protesta Policia1
Protesta Policia1

Segmentet rrugore të bllokara tashmë, pak përpara se të nisë protesta janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ditën e djeshme drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur të gjithë shefat e Komisariateve të Tiranës bashkë me Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u ka lënë porositë për protestën e sotme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Protesta e opozitës, Policia e Shtetit në gatishmëri të plotë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook