Protesta, Baçi: Do u tregojmë ndërkombëtarëve që jemi shumica

Luan Baçi, deputet i PD-së, tha se qytetarët duhet të protestojnë. Në prag të nisjes së protestës së thirrur nga opozita, në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa, Baçi tha se kjo protestë do të tregojë se mazhoranca është këtej, jo nga ata që qeverisin.

“Protesta ka kërkesat e veta dhe ato janë: qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndesrhme dhe lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, që mbahet në arrest me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Është një protestë kundër padrejtësive, jo kundër institucioneve, jo kundër reformës në drejtësisë.

Mendimi ynë është që protesta është kundër vendimeve të padrejta, po patjetër është për lirimin e Berishës, që mbahet i izoluar politikisht.

Protesta është një armë e fuqishme në duart e qytetarëve, u tregojmë ndërkombëtarëve që ne jemi shumica”, tha Baçi.

Arena e Lajmit

Protesta, Baçi: Do u tregojmë ndërkombëtarëve që jemi shumica

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook