Protesta e opozitës, Berisha do i përshëndesë mbështetësit nga ekrani

Mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo është protesta e dytë kombëtare që opozita mban përgjatë këtij viti , ndërsa e para u zhvillua në 20 shkurt.

Në 34 vitet e ekzistencës së PD-së si parti politike, kjo është protesta e 2-të që Berisha nuk arrin të marrë pjesë fizikisht, për shkak se ndodhet në arrest shtëpie, me vendim të GJKKO-së.

Ashtu si edhe më 20 shkurt, Berisha pritet tu drejtohet mbështetësve të opozitës me një fjalim përmes ekranit.

Protestës i është bashkuar edhe Presidenti i PL-së, Ilir Meta.

Arena e Lajmit

Protesta e opozitës, Berisha do i përshëndesë mbështetësit nga ekrani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook