Balla për ‘Presidentin’: Nëse vijoni me formulën 4-2-1, le ta themi që sot se nuk kemi konsensus

6c0b5330 0bec 4856 9b74 D0e4f5cde84f

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai i është drejtuar opozitës, duke thënë se nëse vijohet me idenë se presidenti do të zgjidhet me patjetër në katër kandidaturat e propozuara nga opozita, atëherë është më mirë që të bëhet e qartë që sot që konsensus në këtë proces nuk ka dhe të vijohet me hapat e tjera.

“Si mund të thuash hajde negociojmë, unë propozoj Tabakun, Dumën, Gjekmarkaj dhe Alebeajn, edhe presidenti i bie të jetë ose Tabaku ose Duma. Ky nuk është proces. Më mirë thoni na e lini ne të zgjedhim presidentin. Ju pretendoni të keni presidentin, ne mendojmë ndryshe. Presidenti apo presidentja duhet të kalojë përmes një proces më të gjerë. Ne nuk do propozojmë kandidatë me datë 30, me shpresën se mund të ndodhë ajo që tha Mediu, mund të ndodhë. Do shkojmë në grupin parlamentar të PS, do themi kanë ardhur këto kandidatura pastaj do vijmë tek ju për secilin. Nëse mendoni që ju propozoni katër dhe mes tyre patjetër duhet të jetë presidenti, ky nuk është proces. Unë mendoj që bisedimet duhet të vijojnë. Nëse 4, 2 1 është formula juaja le të themi që sot nuk kemi dakordësi dhe le të kërkojmë nga partitë e tjera që të propozojnë kandidatura që mund të marrë mbështetje.”, tha Balla.

Balla për ‘Presidentin’: Nëse vijoni me formulën 4-2-1, le ta themi që sot se nuk kemi konsensus

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook