“Basho-opozitarët pengje të shpërfytyruara”, Berisha i përgjigjet akuzave të ish-kreut të PD: Mercenar, bën avokatin e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës. Basha tha sot se Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021. Ai e akuzoi Berishën gjithashtu se po i jep mandatin e katërt Ramës.

Nga ana tjetër, Berisha shprehet se Basha dhe mbështetësit e tij bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga mazhoranca.

Pjesë nga deklarata

Sali Berisha: Këta basho-opozitare janë pengje të shpërfytyruara të vesit, të krimit, të antishqiptarizmit.

Këta lakej, zëdhënës të bandave, zëdhënës të botës së nëndheshme, në vend që të bëjnë avokatin e votës së qytetarëve, pavarësisht nga bindjet politike.

Në vend se të bëjnë avokatin e votës së lirë, që është dinjiteti, bëjnë avokatin e mercenarëve të shpifur, de facto bëjnë avokatin e vjedhjes së votës nga Edi Rama.

O turpe kombëtare, o turpe njerëzore, po keni fytyrë apo nuk keni fytyrë?

Keni ju ndjenja për qytetarët shqiptarë që po ikin, për vendin që po zbrazet, apo lakej që prisni kocka nga Edi Rama, merrni në mbrojtje amnistinë e krimit elektoral?

A keni sy ju? A keni zemër dhe ndjenja ju? Vendi po zbrazet njëlloj si nga një kolerë, vendi po zbrazet më shumë se në çdo pushtim tjetër dhe ju këndoni himnet e Skapit.

Turpi iu mbuloftë, mercenarë.

Ju jeni raca më e shpifur, shërbëtorët më të shpifur të regjimit të krimit dhe drogës të Edi Ramës.

Na thoni ju, a e dëgjoi e gjithë bota krimin elektoral të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Pjerin Ndreut, etj, etj?

Këtu dallon çdo njeri i lirë nga skllavi i krimit, nga i shituri, nga i pabesi, nga llafazani që kalon nga studio në studio dhe merret me çdo gjë dhe jo me votën, sepse vota në Shqipëri shndërrohet në krim nga Edi Rama dhe krimi në votë.

Dhe ju doni pushtetin e Edi Ramës.

()

Arena e Lajmit

“Basho-opozitarët pengje të shpërfytyruara”, Berisha i përgjigjet akuzave të ish-kreut të PD: Mercenar, bën avokatin e Ramës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook