Zjarret në Lurë, vatrat drejt izolimit. 100 pjesëtarë të FA dhe Forcave Operacionale në luftë me flakët

Në ditën e katërt të zjarreve në Gurë Lurë, vatrat janë drejt izolimit, ndërsa në terren janë angazhuar 98 forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile.
Gazetari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se zjarri është i përhapur në dy drejtime, ndërsa vatrat janë drejt izolimit.

Forcat e Armatosura dhe ato operacionale, përkatësisht 50 dhe 48 pjesëtarë, u angazhuan në operacione duke izoluar flakët pjesërisht për shkak se kishte një shtrirje të madhe në gjatësi dhe terreni ishte i vështirë.

Nga raportimet mësohet se për shkak të erës është favorizuar përhapja e flakëve në sipërfaqe, çka duket se ka vështirësuar punën e ekipeve që janë në terren.

Arena e Lajmit

Zjarret në Lurë, vatrat drejt izolimit. 100 pjesëtarë të FA dhe Forcave Operacionale në luftë me flakët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook