Zgjedhja e kreut të shtetit, Doda: Data dhe ora janë teatër, do jetë Presidenti i krizës parlamentare

Doda

Deputetja Mesila Doda nga Konferenca e Kryetarëve nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të maxhorancës sa i takon procedurave për zgjedhjen e presidentit.

Ajo theksoi se nuk është momenti që të flitet për datë dhe orë, pasi kjo sipas saj është çështja e fundit.

“Që të flitet për datën dhe orën, është gjë e fundit. Që të gjithë të bëjnë këtë teatrin dhe të themi se këtu janë gjërat në rregull. Ka një kërkesë, ku presidenti duhet të dalë me shumicë të cilësuar. Duhet të jetë një aktor që duhet të jetë mbi palët. Këtë dëshirë se shoh, ndaj këtu po bëhet teatër. Nuk u ra dakord edhe për çfarë ishte rënë dakord. Nëse do të vendosi për datën dhe orën, është çështje e fundit. Çështja është që a do të ketë negociatë apo jo.”, tha Doda.

Arena e Lajmit

Zgjedhja e kreut të shtetit, Doda: Data dhe ora janë teatër, do jetë Presidenti i krizës parlamentare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook