Zbardhet identiteti i policit të plagosur sot në Gjirokastër, i cili u godit me bishtin e kazmës.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për efektivin Sokrat Muho. Ngjarja në fjalë ndodhi te ura e lumit.
Metaj raporton se dje ka patur debate me tre bashkëfshatarët e tij nga Progonati dhe sot ata e kanë rrahur në Gjirokastër. Thuhet se të tre këta persona kanë qenë nën efektin e alkoolit kur nisi sherri për motive banale.