“Dumanit iu ngrit kurth për ta intimiduar”, Baçi: Opozita duhet ta mbështeste fuqishëm, vetëm 3 nga 41 zyrtarë në hetim janë nga radhët e saj

Gazetari Agim Baçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar raportimin e sotëm të kreut të SPAK, Altin Dumani para Kuvendit.

Baçi u shpreh se kreut të SPAK “iu ngrit një kurth” sot nga të dyja palët me synimin për ta intimiduar.

Ai vuri në dukje se zv/kryeparlamentarja Ermonela Felaj, e cila sipas tij “ndonjëherë është më e ashpër se Nikolla me masat që jep”, e lejoi opozitën të fliste çdo gjë me Dumanin.

Baçi shtoi më tej se nga 41 zyrtarë të lartë në hetim nga SPAK, vetëm 3 janë nga opozita, por “për PD-në nëse Berisha është nga ajo anë e peshores, ana tjetër nuk duket më”.

“Sot Dumanit iu bë një kurth nga të dyja palët. Felaj, e cila është ndonjëherë më e ashpër se Nikolla me këto masat, e la opozitën të qetë të fliste çdo gjë me Dumanin pastaj bëri në mënyrë të turpshme sikur e mbronte. Nga 41 zyrtarë të lartë në hetim, vetëm 3 janë nga opozita, por për PD po qe Berisha andej nuk duket më ana tjetër e peshores. Avokati i vetë e çoi në arrest shtëpie Berishën, po ta çonte në SPAK…

Ishte një kurth për ta intimiduar, është paradoks në fakt. Është nga seancat që opozita duhet ta mbështesë fuqishëm sepse fatmirësisht kemi një prokurori që nuk guxonte të shkonte lart. A ka bërë më të mirën? Dëshira e opozitës është që Berisha ta thotë në darkë nga ballkoni i tij dhe nesër të jetë kryer. Shyqyr kemi ardhur në këtë pikë”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Dumanit iu ngrit kurth për ta intimiduar”, Baçi: Opozita duhet ta mbështeste fuqishëm, vetëm 3 nga 41 zyrtarë në hetim janë nga radhët e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook