“Bëhej agresiv dhe zihej me ata që parkonin te ballkoni i tij”, fqinji rrëfen tmerrin: Si nisi i moshuari të qëllonte me armë, s’e dinim që ishte i rrezikshëm

Fqinji i 71-vjeçarit në Korçë që terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë zjarri, ka treguar detaje nga ngjarja. Markeljan Dhimitri tha për mediat se nuk e dinte që Edmond Naska ishte i rrezikshëm.

Mes të tjerash ai tregoi se fqinji zihej me personat që parkonin para ballkonit të tij.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 10, 10 e çerek. U dëgjuan disa të shtëna. Mora nusen dhe djalin se u trembën dhe ikëm nga shtëpia. Banojmë në të njëjtin pallat. E dija tip të qetë, nuk dilte se rrinte mbyllur. Jetoj prej 3 vitesh në këtë pallat. S’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm, duhej të ndodhte kjo gjë. Shpresojmë që të mbyllet gjithçka mirë, që të kthehemi në shtëpi se kemi frikë. Dukej tip i qetë. Veç kur ndodhi sot ngjarja që shtiri me armë. Nuk mund të kthehemi në shtëpi. Jemi të tronditur. Kur parkonin makinat para ballkonit të tij bëhej agresiv, zihej. Me armë gjuajti në ajër ai.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“Bëhej agresiv dhe zihej me ata që parkonin te ballkoni i tij”, fqinji rrëfen tmerrin: Si nisi i moshuari të qëllonte me armë, s’e dinim që ishte i rrezikshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook