Zjarr me përmasa të mëdha në njësinë administrative Ulëz në fshatin Madhesh në bashkinë e Matit.
Gazetari Enver Doçi raporton për se janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa rrezikohen 5 banesa dhe dy stane bagëtish. Por terreni i vështirë rrezikon që të ndërhyjë zjarrfikësja. Po ashtu rrezikohen banesa dhe stanet e bagëtive, ndërsa kjo është një zonë e mbrojtur.
Sakaq, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, pasi terreni është shumë i vështirë. Punonjësit e bashkisë së Matit dhe punonjësit e zjarrfikëses po luftojnë me flakët.
()