Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë, SPAK dhe Prokurorisë Shkodër, që rezultoi në çmontimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Balla shkruan se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit janë forma më e mirë për të goditur krimin.
Reagimi:
Policia e Shtetit, SPAK dhe Prokuroria e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër kanë shkatërruar sot një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Në mëngjezin e sotëm janë ekzekutuar 12 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të konsoliduar revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar si dhe hetimet profesionale për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale janë forma më e mirë për të goditur krimin.