Prag tragjedia në Shkodër/ Nga divorci me burrin tek biseda e fundit, si u dha alarmi nga familjarët…

Pasditen e kësaj të mërkure Shkodra ishte në prag të një tragjedie të dytë, pas asaj të regjistruar në Maj, kur Alma Arrazi së bashku me 3 të vegjlit e saj mori vendimin ekstrem për tu vetëmbytur në ujërat e lumit Buna.

Ndërkohë që këtë të mërkurë, fatmirësisht ngjarja u parandalua, një nënë së bashku me 4 të vegjlit e saj tentoi të vetëmbytej.

Burime për bënë me dije se 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Teksa ajo që u vu re edhe nga efektivët e policisë ishte gjendja e saj e psikologjike e rënduar, diçka e cila ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Por pak  minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, e reja ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

27-vjeccarja u shoqërua në policinë vendore të Shkodrës duke dhënë dëshminë e saj dhe duke treguar problemet e prag divorcit dhe kushtet jo shumë të favorshme ekonomike e vetme me 4 fëmijët.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të muajit maj të këtij viti kur shtetasja Alma Arrazi i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj në ujërat e lumit Drin ndërsa policia arrestoi bashkëshortin e saj Erdgys Arrazi, i dyshuar për dhunë psikologjike në familje dhe si shkaktar i vetëmbytjes.

Ngjarja e Alma Arrazit është ndër më të rëndat në këto 30 vite në Shqipëri ndërsa tentativa e 27 vjeçares për të kryer të njëjtin akt tragjik vetëm 2 muaj e gjysmë më vonë është një këmbanë alarmi. Policia vijon hetimet lidhur më këtë ngjarje të rëndë e cila u parandaluar në kohë.

Arena e Lajmit

Prag tragjedia në Shkodër/ Nga divorci me burrin tek biseda e fundit, si u dha alarmi nga familjarët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook