Digjet lokali në Nartë/ Zjarri përhapet në dy garazhe, shkrumohen 2 motorra dhe 1 makinë. Ja dyshimet e Policisë

Një lokal është përfshirë nga flakët në Nartë duke lënë pas 1 makinë, 2 motorra të shkrumbuar dhe ka përfshirë edhe 2 garazhe.

Përmes një njoftimi policia bën me dije se shkak i zjarrit fillimisht në lokal dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Teksa është ngritur një grup hetimor i cili po heton lidhur me zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.

 

 

 

Arena e Lajmit

Digjet lokali në Nartë/ Zjarri përhapet në dy garazhe, shkrumohen 2 motorra dhe 1 makinë. Ja dyshimet e Policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook