Organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt në Vlorë, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Spanjë. Pritet ekstradimi i tij

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet si organizator i vrasjes së dy personave në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Leonard Luzi. Ai akuzohet se si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi” 47-vjeçari akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).

Ai akuzohet se do të vriste Inez Hajrullën dhe Evis Matodashajn.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit/Bashkëpunimi i ngushtë me homologët spanjollë, finalizon një tjetër operacion policor ndërkombëtar.

Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi L. L., 47 vjeç, i lindur në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e shtetasit L. L., në Shqipëri.

()

Arena e Lajmit

Organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt në Vlorë, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Spanjë. Pritet ekstradimi i tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook