Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Kristjan Panuçi, ka folur për “Corriere dello Sport” në lidhje me finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë.
Kryeqyteti i Shqipërisë mirëpret Romën dhe Fejnordin më 25 maj në orën 21:00, me kërkesat që kanë qenë të shumta për bileta, fluturime dhe dhoma hoteli. Ish-lojtari i Romës ka treguar edhe recetën e suksesit, duke treguar eksperiencën dhe kohën e tij për dy vite si trajneri i Kombëtares.
FINALJA NË TIRANË – “Stadiumi i Tiranës është i vogël, por është super. Mund ta arrish lehtë stadiumin në këmbë nga qendra e kryeqytetit. Italianët do të ndihen mirë në Shqipëri, si u ndjeva dhe unë. Ata janë mikpritës dhe të dashur. Për mua, puna atje ishte e mrekullueshme.
Duhet ta interpretosh mirë. Të duhet tensioni i duhur që të mos e komplikosh jetën. Përqendrimi duhet të jetë në rregull, pa nervozizëm”, u shpreh Panuçi që komentoi edhe situatën e Romës. “Kur arrin në fund, do të thotë se vlerat janë aty. Shpresoj që Roma të tregohet serioze”, tha Panuçi.
Arena e Lajmit
Loading…