Borac Banja Luka eliminoi Egnatian në turin e parë të Conference League. Pas ndeshjes së luajtur në Elbasan Arena, Srđan Grahovac, kapiteni i skuadrës boshnjake dha një intervistë për mediat serbe.
“Ka pasur ofendime, brohoritje… Kjo u pa në transmetimin televiziv. Gjëra të tilla nuk kanë vend në fushat e futbollit.
“Thirrjet e turpshme vazhduan gjatë gjithë ndeshjes. Arbitri vendosi të vazhdojë lojën dhe na tha se gjithçka që ndodh në tribunë është punë e delegatit. E kuptuam që duhet të fokusohemi te futbolli” – tha ai.
(J.S/)