Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Kjo pasi të kuqtë mposhtën Marsaxlokk në Maltë me rezultatin 1 me 2. Pas ndeshjes u prononcua edhe trajneri Orges Shehi, I cili u shfaq I lumtur për kualifikimin si dhe krahasoi dy sfidat e skuadrës së tij ndaj kundërshtarit maltez
“Është e vërtetë që ndeshja shkoi në minutat e fundit po i rëndësishëm është kualifikimi. Kemi luajtur më mirë se ndeshjen e kaluar. Kemi qenë gjithë kohën në kërkim të golit, u ndëshkuam në pjesën e dytë nga gol i kundërshtarit që gjithë kohës ndejti në zonën e vet. Pak rëndësi ka ku luhet ndeshja e parë. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër që të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më lart.
E thashë dhe dje, gjej rastin t’i falenderoj. Nuk i prisja kaq të shumtë në numër. Përgëzime që arritën të vijnë deri këtu, skuadra ka nevojë. Prania e tyre ka qenë plus i madh për ne dhe gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Shehi.