Presidenti i ri, Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin, i ndershëm dhe me eksperiencë. Ja kandidatura që më duket ‘no sens’

Duka

Deputeti Agron Duka, i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, tregoi se si po vijohet me procesin e përzgjedhjes së Presidentit.

Ai theksoi se duhet vepruar shpejt që të propozohen emrat, ndërsa shtoi se dyshon që procesi do të përfundojë në raundin e katërt, me maxhorancën që ka të drejtë ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit. Ai tha se ngërçi brenda PD ka krijuar dhe një mosdakordësi në propozimin e merave. Duka, tha se propozimi i tij ishte Dashamir Shehi, një politikan me eksperiencë dhe sipas tij, njeri i ndershëm.

“Kjo punë do të shkojë me emërim nga Rama. Me 20 firma është e mbaruar kjo punë. Nëse nuk gjendet konsensus brenda opozitës, të marrësh 20 firma duke iu lutur deputetëve të skualifikon. Nëse nuk arrin të marrësh konsensusin e opozitës, si mund të marrësh konsensusin e Ramës. Nëse ndjekin zotin Alibeaj s’do të thotë që ndjekin të gjithë opozitën. Është pjesa tjetër që ndjekin Rithemelimin dhe aleatët. Në këto kushte, edhe kandidatët nuk pranojnë që thjesht t’u dalë emri sepse janë të skualifikuar. Unë dhe Aleanca për Ndryshim jemi për emrin e Dashamir Shehit. Ai ka një fjalë pëlqyeshmërie te pjesa më e madhe e opozitës. Nuk bën asnjë kompromis në atë që është në të mirë të qytetarëve. Ai është i ndershëm.

Nëse nuk zgjedhim një njeri të ndershëm nuk është mirë. Ka eksperiencë të gjatë në politikë. Është politikan i një moshe që nuk pritet të synojë lëvizje të re politike apo të jetë pjesë e PD apo PS. Sipas gjykimit tim, por jo vetëm, unë besoj se është figurë që plotëson kushtet. Ne dhe unë personalisht kam shprehur pëlqimin për të. Kandidatura që të dali duhet të ketë konsensusin e të gjithëve. Nëse s’ka konsensus, edhe Shehi nuk do të pranojë. Mund të ketë edhe emra të tjerë. Këta s’po puqen sepse kanë kundërshti mes vetes. Grupi i Rithemelimit është shprehur dhe thotë që nuk marrim pjesë në proces të rremë. Edhe unë kam të njëjtën mendësi me palët tjetër. Kushtetuta e lejon dhe do të ishte mirë të bashkoheshin e të mos ndiqeshin etapat. Nëse Rama kishte ndërmend t’i digjte e të vendoste të vetin, kështu e vendosim përballë përgjegjësisë. Nëse veprojmë kështu i japim Ramës alibinë që iu ofruam opozitës, por ato nuk dhanë kandidaturën e tyre. Emrat janë të nderuar, i vetmi njeri që nuk bën sens aty është Leka Zogu që nuk besoj se është një njeri që le fronin mbretëror për t’u bërë President.

Kurse figurat e tjera janë shumë të mira. Personalisht nuk njoh Demirajn. Janë bërë propozimet pa pyetur njeri. Ata kanë qenë kundra, si rasti i Profesor Kosovës, që ka thënë kam plane të tjera. E vetmja mënyrë për të arritur emër konsensual ka qenë dhe është që të bashkohet opozita. Duhet patjetër të marrim pjesë. Nuk ka ndërmend që opozita të bashkohet për të nxjerrë një figurë. Jam skeptik që të ketë raund të tretë përfundimtar dhe mendoj që do të shkojë në një raund të katërt”, tha Duka.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri, Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin, i ndershëm dhe me eksperiencë. Ja kandidatura që më duket ‘no sens’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook