Jole takon fermerët e Maliqit: Qeveria ka rritur çdo vit subvencionet për bujqësinë. Problemet tuaja lidhen edhe me tregun e huaj

KORCE
Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole organizoi takim me përfaqësi të fermerëve të Maliqit, të cilët protestuan një ditë më parë për shkak të mosshitjes së prodhimeve të tyre, duke nxjerrë mjetet në rrugë. Jole tërhoqi vëmendjen që fermerët nuk kishin ndjekur asnjë rrugë tjetër për të arritur një zgjidhje, përpara se të tentonin të bllokonin rrugën kombëtare, gjë që shkaktoi tension mes tyre e policisë.

“Çdo hap i ndërmarrë drejt një proteste duhet të ezaurojë paraprakisht disa hapësira komunikimi. Ajo që ndodhi dje e sfumoi hapësirën tuaj për artikulimin e kërkesave dhe u përkthye si një tensionim i juaji me policinë. Pastaj u fol për gjoba 1 milionë lekëshe, gjë që nuk është vërtetë. Vetëm njëri prej jush mori një gjobë të tillë. Dje dikush prej jush më tha se ka marrë një gjobë 1 milion lek, e verifikova në polici dhe më rezultoi se bëhej fjalë për një gjobë 250 mijë. Ajo që dua të them është se duhet që kur komunikojmë të kemi respekt dhe vërtetësi”, u shpreh Jole.

Duke folur për qëllimin e protestës, Jole tha se shqetësimet e fermerëve janë të drejta, por kujtoi se subvencionet e shtetit për ta janë rritur çdo vit. Megjithatë shtoi ai, problemet e tregut, veçanërisht atij ndërkombëtar, nuk mund të zgjidhen vetëm nga subvencionimi.

“Qeveria sipas planifikimeve buxhetore qe nga 2018 e ka subvencionuar sektorin tuaj mesatarisht 12% në rritje çdo vit, deri sot që flasim. Por problemi juaj ka lidhje edhe me konjukturat e tregut, veçanërisht edhe atij ndërkombëtar, gjë që është vështirë të zgjidhet vetëm me subvencione”, vijoi ai.

Prefekti Jole tha se fermerët janë ne vëmendjen e qeverisë ndërkohë që problemet teknike dhe të cilësisë së produkteve duhet te jene objektiv i të gjithë aktorëve të përfshirë. Jole garantoi fermerët se është aty për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe siguroi për gjithë angazhimin e tij për zgjidhjen e problemeve

Arena e Lajmit

Jole takon fermerët e Maliqit: Qeveria ka rritur çdo vit subvencionet për bujqësinë. Problemet tuaja lidhen edhe me tregun e huaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook