“Krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria”, Tabaku zbardh detaje nga takimi me zyrtarin e PE-së

283999354 572535687569153 6790234122838755500 N

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të PE David Mc.Allister.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tabaku zbuloi detaje nga takimi, ku fokusi ishte rezoluta për Shqipërinë e Parlamentit Europian.

MESAZHI I TABAKUT
📍📍📍 Zhvillova një takim me David McAllister një njohës shumë i mirë i politikës shqiptare që ka ardhur edhe në ditë të vështira për Shqipërinë.
Bashkë me të ishin dhe përfaqësues të Parlamentit Europian, ku u diskutua mbi rezolutën për Shqipërinë të Parlamentit Europian 🇪🇺.
Veçanërisht pata mundësinë të diskutoja me të problemet që ishin prekur në Rezolutë:
Si fillim, që ndryshimi i Kodit Zgjedhor, vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, që rezoluta e cilësoi të njëanshëm. Problem tjetër është dhe përdorimi i pushtetit, strukturave dhe burimeve njerëzore nga qeveria, publikimi i database me të dhënat e zgjedhësve.
Së dyti, sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri🇦🇱, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu.
Së treti, lufta ndaj korrupsionit dhe sjellja e njerëzve të pushtetit para drejtësisë ngelet beteja kryesore e opozitës.
“Ne ishim pro Reformës në Drejtësi në fillim, por tani vërejmë që ajo nuk po implementohet siç duhet”.
Së katërti shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.
Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret, por ne do bëjmë të pamundurën që të vazhdojë progresi për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi konferenca do të tregojë ku është Shqipëria në procesin e integrimit dhe jo të fshihemi pas vetos bullgare.

“Krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria”, Tabaku zbardh detaje nga takimi me zyrtarin e PE-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook