Tirana është bërë gati për festë, ku nesër do të luhet finalja e Konferencë Ligës, ndërsa në çdo cep të kryeqytetit nuk kanë munguar zbukurimet për këtë rast të veçantë.
Teksa në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, është vendosur një banderolë e madhe ku shihet Mourinho, vjen një reagim kundër nga politika. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ deputetja e PD-së Flutura Açka theksoi se autori që ka bërë këtë shkelje, duhet të përballet me ligjin.
Sipas saj, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike në këtë formë, është e dënueshme. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë për ngjarjen në fjalë.
REAGIMI I ACKES
Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore?
Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme.
Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin.
Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme.
I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.
I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet.
Mos e bëni pis ende pa filluar festa!
Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!