Egnatia mundi 0-1 Vikingur Reykjavik në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Doukou. Vendasit provuan të reagojnë në të gjitha mënyrat në fraksionin e parë, pa rezultat.
Në pjesën e dytë, islandezët shtuan presionin, por prapavija rrogozhinase tregoi se është në një natë të mirë. Vikingur “flirtoi” disa herë me golin, fati nuk e deshi që topi të shkonte në rrjetë.
Kështu, Egnatia siguroi një rezultat të rëndësishëm, në pritje të ndeshjes së dytë, që luhet pas disa ditësh.