Ndryshimet në Kod, Shehaj: Po votohet për lista të mbyllura, ja pse rotacioni politik është i pamundur

Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se mbajtja e listave të mbyllura nuk ka asnjë dyshim që është kundër vullnetit të qytetarëve. Ai e konsideroi një qëndrim hipokrit, skandaloz dhe sidomos kundër vullnetit të qytetarëve, ndryshimin në Kod që mban të mbyllura listat e kandidatëve.

“Sot ky parlament do të votojë për lista të mbyllura. Qytetarët vërtet votojnë për partitë politike, por duan të votojnë edhe për kandidatët për deputet. Nuk mund të quhet demokraci një vend ky qeveria më e korruptuar konsolidon pushtetin e saj. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku një qeveri që i ka pothuajse të gjithë ministrat në SPAK, sërisht konsolidon pushtetin”, tha Shehaj.

Ai u shpreh se rotacioni politik pothuajse është bërë i pamundur dhe arsyet janë paratë që shërbejnë për kapjen e pushtetit. “Kjo është arma më e rëndësishme që ka kjo mazhorancë, paraja dhe përdorimi i pushtetit. Korrupsioni, kapja e ekonomisë dhe paratë e vjedhura janë problemet e demokracisë shqiptare”, tha Shehaj.

Ai tha se elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit. “Me paratë e korrupsionit blihen mediat, bëhen fushata kundër kundërshtarëve politikë, me paratë e vjedhura dhe kapjen totale të ekonomisë, mund të fitojë kushdo. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të pakorruptuar, qytetarët nuk votojnë për Gjiknurin për të, por e votojnë atë se ka paratë dhe pushtetin”, tha Shehaj.

Në këtë kuadër,ai tha se sa më shumë para që të hedhin, ne duhet të ofrojmë shqiptarëve një qrveri të pakorruptuar, një qeveri të pakapur dhe të pakapshme.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në Kod, Shehaj: Po votohet për lista të mbyllura, ja pse rotacioni politik është i pamundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook