Kilian Mbape po bëhet gati të nisë aventurën e tij te Real Madrid. Por ndërkohë, sulmuesi francez po shijon ditët e fundit të pushimeve në shoqërinë e një modeleje portugeze.
“Page Six” bën të ditur se sulmuesi është parë në Majemi në shoqërinë e bukuroshes portugeze Dani Grejs Almeida.
Në muajt e kaluar ajo është parë shpesh në Paris në ndeshjet e PSG-së e tashmë është e qartë se kë ka qenë duke ndjekur në tribuna.