Diplomohen oficerët e rinj, ministri Peleshi: Akademia e Forcave të Armatosura, pol modern në arsimin e lartë ushtarak

Janë diplomuar në një ceremoni të veçantë 85 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura që përfunduan studimet e ciklit tre-vjeçar (bachelor) dhe kursin pasuniversitar të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa u uroi suksese në një karrierë të gjatë dhe të sigurt breenda Forcave të Armatosura u tha se nga sot ata janë “gardianë të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë sonë të dashur”. “Ky sukses që ju kremtoni sot nuk do të ishte i mundur, nëse në zemrat tuaja nuk do të kishte një zjarr të ndezur të dashurisë për Shqipërinë’.

Ministri Peleshi përgëzoi edhe 4 kadetët e Republikës së Kosovës që u diplomuan në bachelor dhe që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëherësh ministri Peleshi shprehu angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e arsimit ushtarak.
“Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për liderë ushtarakë me vizion dhe integritet për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe të sigurt. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe mundësitë për kadetët e Kosovës, duke shumfishuar numrat dhe çdo mundësi për rritjen dhe zhvillimin e përbashkët, krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, theksoi ai.

Konsolidimi i formimit ushtarak dhe reformimi i Akademisë së FA ka qenë një prioritet kryesor dhe do të mbetet i tillë, u shpreh në fjalën e tij Ministri i Mbrojtjes. “Në partneritet me Akademinë Ushtarake të SHBA West Point dhe Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Akademia jonë është bërë sot një ofertë serioze për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Treguesi më i mirë është numri i lartë i aplikimeve, që jam i bindur se këtë vit do të kalojë 1000 për 70 kuota. Është një interesim shumë i madh, që nuk lidhet vetëm me ofertën e pakonkurrueshme me asnjë institucion të arsimit të lartë në vend, sepse me të mbaruar shkollën nëntogerët do të marrin një pagë rreth 900 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ky është një fillim shumë i mirë i një karriere të gjatë dhe të sigurt. Por nuk është vetëm kjo, është natyrisht edhe krenaria kombëtare, patriotizmi dhe dashuria për vendin. Ne ofrojmë programe të nivelit bachelor, por edhe Master në Sigurinë Kibernetike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Inteligjencë Artificiale. Akademia jonë do të vazhdojë të jetë një pol modern i arsimit të lartë ushtarak, kërkimit shkencor dhe inovacionit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare’, deklaroi ministri Peleshi.

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrotjes konfirmoi vijimin e mbështetjes së qeverisë për ushtarakët, veçanërisht për të rinjtë duke ofruar trajtim dinjitoz financiar dhe social me synimin për të arritur nivelin mesatar të vendeve të NATO-s.
Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji u uroi suksese oficerëve më të rinj të FA. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komandanti i AFA, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj, përfaqësues të Qeverisë, deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, zv.ministri i Mbrojtjes i Kosovës Shemsi Syla, ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe familjarë.

Arena e Lajmit

Diplomohen oficerët e rinj, ministri Peleshi: Akademia e Forcave të Armatosura, pol modern në arsimin e lartë ushtarak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook