Sherr mes adoleshentëve në Pogradec, 15-vjeçari plagoset me thikë nga një 13-vjeçar

Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, teksa raportohet se një prej tyre ka përfunduar në spital me plagë thike.

Mësohet se një 15 vjeçar gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

Shërbimet  e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat, ndërsa i plagosuri ka lënë spitalin pas marrjes së mjekimit.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Sherr mes adoleshentëve në Pogradec, 15-vjeçari plagoset me thikë nga një 13-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook